BallinaAktualitetVranësira dhe reshje shiu, si parashikohet MOTI për ditën e SOTME

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet MOTI për ditën e SOTME

spot_img

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët të karakterit lokal. Në lartësinë mbi 300-400 metra në verilindje dhe në lartësinë mbi 600-700 metra në lindje-juglindje të vendit reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga juglindja-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 8m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 13m/sek, dallgëzim në dete i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -3 deri 6°C

në zonat e ulëta 0 deri 16°C

në zonat bregdetare 6 deri 15°C

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular