BallinaKryesore"Lufta kundër korrupsionit, po zgjeron frontin anti-SPAK’, Basha për deklaratat e Ramës:...

“Lufta kundër korrupsionit, po zgjeron frontin anti-SPAK’, Basha për deklaratat e Ramës: Kryeministri si Berisha, po sulmon drejtësinë

spot_img

Kryetari i grupimit Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar sot ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK dhe GJKKO. 

Demokrati e ka quajtur sjelljen e Ramës si “autokratike dhe anti-shtetërore”, duke theksuar se sulmet ndaj prokurorëve dhe gjykatësve, sipas tij janë një përpjekje për të penguar drejtësinë.

“Sa më e ashpër lufta kundër korrupsionit, aq më shumë zgjerohet fronti anti-SPAK.

Ndërkohë që qytetarët ndodheshin në vendet e punës, apo dilnin në kërkim të një pune për të siguruar jetesën e familjeve të tyre, Edi Rama nisi ditën e “punës” si kryeministër me sulme ndaj prokurorëve dhe gjykatësve. 

Si nxënësi më i mirë i Berishës, përdori administratën për të rrethuar gjykatën, ndërsa grupin e tij parlamentar si një batalion kundër drejtësisë, e cila ka nisur të dëshmojë përmes veprimeve serioze dhe kurajoze, se askush nuk mund të jetë më mbi ligjin. 

Shantazhet mafioze ndaj SPAK, kërcënimet me fondet, gjyqi ndaj gjyqit që i takon vetëm drejtësisë, janë dëshmi të një sjellje autokratike anti-shtetërore, të papranueshme.

Edhe tani, që abuzimet e tij dhe të përzgjedhurve të tij kanë dalë sheshit, në vend që të mbajë përgjegjësi, kërkon prova, a thua të jetë gjykatës e jo politikan. 

Përballë këtij revanshi kundër drejtësisë, detyra e çdo qytetari të ndershëm është të ndëshkojë me votë këtë që përpiqet ta pengojë fundin e pandëshkueshmërisë në nivelet e larta, e të qëndrojë në mbështetje të SPAK, si investimi më i madh i shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtar për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, e për të siguruar një të ardhme më të mirë për çdo familje. Shqipëria meriton më shumë!”- shprehet Basha. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular