BallinaPolitikeRama kritikon standardet e drejtësisë: Nuk do të heshtim përballë shkeljeve flagrante

Rama kritikon standardet e drejtësisë: Nuk do të heshtim përballë shkeljeve flagrante

spot_img

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur fjalën në dëgjesën e Grupit Parlamentar me kërkesë të kryetares së Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka.

Kjo, për të dhënë shpjegime publike mbi përfshirjen e emrit të saj në akt-akuzën ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Qëndrimi ynë  në lidhje me mbështetjen pa rezerva të çdo procesi të drejtësisë të institucioneve të reja të cilat kanë detyrën të bëjnë luftë pa kompromis mbetet i pandryshuar”, tha kreu i qeverisë.

Rama shtoi se “ajo që ndryshon është se ne kemi detyrën të kontribuojmë jo vetëm në me mbështetje institucionale dhe politike ndaj institucioneve të reja të drejtësisë por edhe me opinionet tona në mënyrë që pavarësia e prokurorëve dhe gjykatësve të jetë sa më e lidhur me profesionalizimin dhe garantimin e standardeve”.

“Në të kundërt ne biem në një situatë që ngjan me të shkuarën”, tha Rama.

Për Ramën, është e “pakonceptueshme që kryetarja e komisionit të ligjeve, pa hyrë në meritën e çështjes, pa diskutuar fare, a ka apo nuk ka të drejtë akuza që e përfshin në atë roman 400 faqe, e merr vesh nga televizori, e merr vesh duke dëgjuar gazetarët specialë”.

“Kjo është e papranueshme. Kjo forcë politike nuk do marrë përsipër të japë pafajësi për askënd që hetohet nga drejtësia, por sot e tutje, kjo forcë politike nuk do të heshtë përballë shkeljes së standardeve”, theksoi kreu i qeverisë.

Ky i fundit shtoi se “sot në debatin publik ka vetëm dy palë, njëra që duartroket dhe brohoret sa herë që shfaqet gijotina sipas asaj pale të gjithë janë për burg, për litar, për tu vrarë, dhe tjetra është pala që sulmon në mënyrë banditeske organet e reja të drejtësisë dhe që shënjestron me libër shtëpie prokurorët dhe gjykatësit që bëjnë punën e tyre duke nisur nga drejtuesi i SPAK”.

Rama thotë se mazhoranca socialiste kërkon luftë pa kompromis kundër korrupsionit, por sipas tij, duhet të zbatohen disa standarde.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Rama u shpreh se SPAK përdor metoda “antike”, në marrjen në pyetje të personave, pasi nuk kanë pajisje regjistrimi, edhe pse qeveria ka dhënë fonde.

Rama iu drejtua ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, se ku kanë shkuar paratë për përmirësimin e standardeve në institucionet e drejtësisë.

“Si ka mundësi Ulsi ministri i Drejtësisë dhe ti kryetar i komisionit të Financave që kjo shumicë qeverisëse ka miratuar fonde, dy fonde janë në buxhetin e shtetit shqiptar që janë komplet jashtë trajektores normale, fondi i mbrojtjes dhe fondi i drejtësisë, paga që nuk krahasohen me pagat e askujt këtu, këta nuk kanë akoma mjetet për të regjistruar intervistat që marrin në pyetje dhe i mbajnë me orë të tërë dhe në fund i japin një copë letër”.

Deputetja socialiste, Klotilda Bushka, ka thënë se është “pa fjalë” për faktin që ajo figuron në dosjen e Prokurorisë së Posaçme SPAK kundrejt kreut të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, të cilët akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash.

Sipas Bushkës, ajo ka mbetur pa fjalë për faktin se figuron në atë çfarë e quan “listën e gjatë të emrave që ka grumbulluar SPAK-u për të lënë Tiranën pa kryetar bashkie”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular