BallinaAktualitetSeanca maratonë në GJKKO për Veliajn, trupa gjykuese tërhiqet për vendim

Seanca maratonë në GJKKO për Veliajn, trupa gjykuese tërhiqet për vendim

spot_img

Pas një seance maratonë në GJKKO që nisi që prej orës 08:30 sot, trupa gjykuese është tërhequr për vendimin që do të marrë për Erion Veliajn dhe personat e tjerë të akuzuar.

Siç duket edhe nga pamjet disa prej biznesmenëve të përfshirë në këtë dosje janë duke pritur në korridoret e GJKKO për vendimin e trupës gjykuese.

Screenshot_14

Ditën e sotme, që prej orës 08.30 nisi në Gjykatën e Posaçme rivlerësimi i masës së sigurimit personal dhënë për 8 të pandehurit e dosjes, ku janë  vënë në pranga edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe biznesmeni Elman Albule.

Bashkë me ta në gjykatë janë  edhe 5 biznesmenë shqiptarë, të cilët sipas dosjes, kanë bashkëpunuar në kryerjen e veprave penale nga ana e kreut të Bashkisë.

Po ashtu, në GJKKO u paraqit edhe bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa, e cila është lënë në masë sigurimi paraprak “arrest shtëpie”.

Në lidhje me këtë grup që kanë bashkëpunuar në korrupsion dhe pastrim arash, mësohet se është vënë nën hetim dhe  deputetja e Partisë Socialiste, njëherësh kryetare e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, për të cilën është ngritur një akuzë e veçantë prej pjesës tjetër.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular