Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike miratoi sot rregulloren e Primareve.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka tha se rregullorja u miratua me 10 vota kundër.
Ai tha se disa demokratë shprehën në mbledhje mendimin për mos zhvillim të primareve, me arsyetimin se primaret mund të shkaktojnë pakënaqësi apo konflikt.
Sakaq ai theksoi se primaret janë një ndër pikat kryesore të statutit të Rithemelimit.
Gjithashtu Paloka tha se kryesia vendosi që gara e primareve do të zhvillohet më 1 mars.
Demokratët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kandidatët për deputetë që do të kërkojnë votat e shqiptarëve në 11 maj.
Gara mes demokratëve të do jetë në nivel qarku, por drejtuesit politik të 12 qarqeve nuk do garojnë por do të jenë arbitër të procesit.
Paloka: Data 1 mars është përcaktuar me vendim të kryesisë. Pati diskutime për mbi dy orë. Me 10 vota kundër rregullorja u miratua. Kishte mendime që mund edhe të mos zhvilloheshin për shkak të kohës, të krijoheshin dhe konflikte dhe pakënaqësi, që janë diskutuar disa herë. Këto propozime u sqaruan. Doktor Berisha ka qenë i prerë që primaret të zhvilloheshin.