Anis Mehmeti po përjeton një nga sezonet e tij më të mira në karrierë. Lojtari shqiptar ka qenë mjaft produktiv përpara portës, teksa deri më tani numëron 11 gola me fanellën e Bristol Sitit. Anësori 24-vjeçar shkëlqeu ndaj Stok Sitit mbrëmjen e sotme, ku falë dopietës së tij i siguroi skuadrës bardhekuqe 3 pikë të arta.
Mehmeti në fund të sfidës u vlerësua nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score” me notën 8.6, duke u zgjedhur edhe lojtari i ndeshjes.
![](https://startnews.news/wp-content/uploads/2025/02/meh1-819x1024.jpeg)