BallinaPolitikeRudina Hajdari del pro SPAK: Zgjedhjet e 11 majit, një referendum mes...

Rudina Hajdari del pro SPAK: Zgjedhjet e 11 majit, një referendum mes të resë dhe të vjetrës

spot_img

Ish-deputetja e partisë Demokratike, Rudina Hajdari, ka dalë pro Reformës në Drejtësi dhe kundër frymës aktuale në PD. Ajo thekson se, “pas 34 vitesh tranzicion, SPAK-u tregoi se në Shqipëri pushteti nuk është më i përqendruar në një dorë të vetme. Ky është një zhvillim historik që duhet të na japë shpresë për të ardhmen dhe të na bëjë të besojmë se shteti i së drejtës mund të funksionojë edhe në Shqipëri.”

Ajo më tej thotë se “zgjedhjet e 11 majit nuk duhet të jenë thjesht një betejë elektorale, por një referendum mes të resë dhe të vjetrës, mes politikës së pastër dhe asaj të korruptuar. Partia Demokratike nuk mund të hyjë në këtë betejë me të njëjtat metoda të së shkuarës dhe me të njëjtat figura të konsumuara.”

Kur ka nisur procesi i përzgjedhjes së deputetëve, ajo shprehet se, “besoj se brenda Partisë Demokratike ka ende kapacitete të jashtëzakonshme—njerëz me përvojë dhe integritet, të cilët i kanë shërbyer vendit me nder dhe gëzojnë respektin e elektoratit. Por është koha për një ndarje të qartë: kushdo që ka mbajtur poste të larta dhe është përfolur për korrupsion apo afera të dyshimta, duhet të bëjë një hap pas. Nuk mund të luftohet korrupsioni duke mbajtur në radhët tona njerëz që janë bërë simbol i tij.

Reagimi i plotë i Rudina Hajdarit:
Pas 34 vitesh tranzicion, SPAK-u tregoi se në Shqipëri pushteti nuk është më i përqendruar në një dorë të vetme. Ky është një zhvillim historik që duhet të na japë shpresë për të ardhmen dhe të na bëjë të besojmë se shteti i së drejtës mund të funksionojë edhe në Shqipëri. Por, për ta shfrytëzuar këtë moment në favor të demokracisë dhe të qytetarëve shqiptarë, Partia Demokratike dhe opozita duhet të tregojnë vizion, guxim dhe vendosmëri për të kanalizuar këtë shpresë dhe për ta kthyer atë në një fitore të vërtetë në zgjedhjet e ardhshme.

Zgjedhjet e 11 majit nuk duhet të jenë thjesht një betejë elektorale, por një referendum mes të resë dhe të vjetrës, mes politikës së pastër dhe asaj të korruptuar. Partia Demokratike nuk mund të hyjë në këtë betejë me të njëjtat metoda të së shkuarës dhe me të njëjtat figura të konsumuara. Ajo ka nevojë për një transformim rrënjësor, për një frymë të re që të reflektojë pritshmëritë e qytetarëve. Kjo kërkon ndryshime të thella në mënyrën e organizimit të partisë, në strategjinë e komunikimit dhe në qasjen ndaj çështjeve politike. Vetëm me një vizion modern dhe një angazhim të sinqertë për të çuar përpara interesin publik, PD mund të rikthehet si një alternativë e pakonkurueshme dhe të fitojë besimin e shumicës së shqiptarëve.

Një element kyç në këtë proces është pastrimi i radhëve dhe hapja e partisë ndaj njerëzve të rinj e të pakorruptuar. Minimumi që duhet të ndodhë është që në zgjedhjet e ardhshme, “të vjetrit”—dhe kur themi të vjetrit, nuk i referohemi moshës, por kohës fizike që kanë kaluar në politikë—të mos jenë më në lista të sigurta. Ata që kanë një përvojë të gjatë në politikë, duhet të provojne veten, dhe nëse nuk kanë vota mjaftueshëm për të siguruar vendin e tyre me mbështetjen e elektoratit, nuk kanë asnjë arsye për të qenë në Parlament. Përfaqësuesit e vërtetë duhet të jenë ata që kanë besimin e qytetarëve, jo ata që mbijetojnë përmes manovrave të brendshme dhe pazareve politike. Nuk mund të ketë më vende të garantuara për ata që nuk përfaqësojnë askënd!

Unë besoj se brenda Partisë Demokratike ka ende kapacitete të jashtëzakonshme—njerëz me përvojë dhe integritet, të cilët i kanë shërbyer vendit me nder dhe gëzojnë respektin e elektoratit. Por është koha për një ndarje të qartë: kushdo që ka mbajtur poste të larta dhe është përfolur për korrupsion apo afera të dyshimta, duhet të bëjë një hap pas. Nuk mund të luftohet korrupsioni duke mbajtur në radhët tona njerëz që janë bërë simbol i tij. Përballë një ekipi të korruptuar që ka kapur institucionet dhe ekonominë, PD duhet të dalë me një ekip të pastër, me figura të pakomprometuara dhe me energji të reja për ta udhëhequr këtë sfidë. Vetëm kështu mund të fitojmë besimin e qytetarëve dhe ta rikthejmë shpresën për nj qeverisje dhe Shqipëri ndryshe.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular