Dita e djeshme ka nisur me disa debate në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Gerta ka diskutuar me Gjestin në lidhje me sjelljen e tij kundrejt Eglit.
Banorja iu referua deklaratave që ai ka bërë për Eglin, ku ka thënë se ‘ka tërheqje fizike’.
Nga ana e tij, Gjesti i kthehet duke e pyetur se ‘ku e di ajo që ka ndjenja për ish-in. Çfarë po shpif?’.
“Me Xhenetën ishte puthje pasionante, me epsh”/ Gerta për Gjestin dhe Eglin: Kur flini në një krevat ça…
Pjesë nga debati:
Gerta: Pse s’i thua asaj që kam ndjenja për ish-in, stop mos hajde në krevat.
Gjesti: Ku e di ti që kam ndjenja për ish-in? Çfarë po shpif?
Gerta: E di ç’domethënë që unë kam pëlqim fizik për të?! Është e shëmtuar që i thua ke pëlqim fizik. N’pazar je ti që ke tërheqje fizike? Është e turpshme. Pa pikë respekti.
Gjesti: Oj zemër, a do të më detyrosh me zor me dashur vajzën
Gerta: Ti nuk respekton minimumin e femrës
Gjesti: Gerta Gixhari, vetëm veten po njollos.
Gerta: Unë po njollos veten me turpet e tua?