Loredana duket se ka marrë një zhgënjim mjaft të fortë nga Jozi. Banorja ka thyer më herët kutinë e emergjencës ku kishte të drejtë të kërkonte një informacion nga jashtë.
Loredana mesa duket ka kërkuar informacion rreth Jozit dhe marrëdhënies së tij me Valbonën.
E pikërisht mbrëmë gjatë spektaklit të madh, ajo u përball me disa intervista që ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka dhënë pas daljes nga BBV 4.
Jozi gjatë këtyre intervistave nuk e ka patur unazën e dasmës së tij me Loredanën, e kjo e fundit u habit për këtë gjë.
“Do të doja që në këto ditë, Jozi të më jepte provën që ishte me mua. Fillova të dyshoja që te sjellja e tij. Bravo i qoftë. Nuk kam fjalë. Që kur tha atë fjalën e Danjës, ishte momenti që ta tregonte çfarë ndjente vërtet. Faleminderit Jozi. Që unë gjithë kohës isha me bukë dhe ti me gurë…”, tha Loredana teksa në një moment shtoi: “Jozi faleminderit vëlla”.