BallinaLifestyleNjë tjetër këngëtare shqiptare pushton Time Square

Një tjetër këngëtare shqiptare pushton Time Square

spot_img
spot_img

I pari që preku sheshin e më të njohur në Amerikë ‘Timë Square’ ishte këngëtari me origjinë shqiptare Gashi me këngën e tij ‘No no no’ në vitin 2017.

Më pas ishte këngëtarja Dua Lipa e cila e bëri të njohur Kosovën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa sot një tjetër shqiptare që po korr sukses jashtë vendit këngëtarja Ava Max zë vend në ‘Time Square’.

Sërish rrjeti më i madh muzikor ‘Spofity’ ka publikuar foton e Ava Max.

Këtë e bëri të ditur vetë këngëtarja në një postim në Instagram.

“A është ky realitet????. Në mes të Times Square?!?! Çfarë!!! Faleminderit, faleminderit, faleminderit të gjithëve për dashurinë. Ju dua shumë”, ka shkruar ajo.

Kënga e fundit e saj është “So Am I” me të cilën po promovohet në “Times Square” dhe e cila u pëlqye nga publiku.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular