Këtë të enjte zhvillohet seanca plenare e radhës, ku Kuvendi do të shqyrtojë një seri projektligjesh dhe vendimesh.
Në rend të ditës është një interpelancë me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, kërkuar nga deputeti Asllan Dogjani. Pas kësaj, do të shqyrtohen disa ndryshime në Kodin Zgjedhor, lidhur me votën e diasporës.
Gjithashtu, Kuvendi do të diskutojë projektligjin për ratifikimin e vendimeve të Komitetit të Përbashkët të Konventës Rajonale dhe disa ndryshime të tjera ligjore, përfshirë atë për trajtimin e pronës dhe kompensimin e pronave.
Po ashtu, janë parashikuar diskutime për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, si dhe për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Në fund, do të shqyrtohen projektvendime për lirimin dhe shkarkimin e disa anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.