Grabitet banesa e një mjekeje në pension në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur tek Ura Dervishbeg ku raportohet se janë marrë mbi 100 mijë euro në shtëpinë e saj.
Mësohet se mjekj në pension jetonte me bashkëshorten e saj dhe në momentin e grabitjes nuk ndodhej asnjëri në banesë.
Sipas denoncimit të çiftit, ata i mbanin paratë në një dollap të dhomës së gjumit.
Burime nga policia, bëhet me dije se autori i maskuar, i është afruar në banesë me biçikletë dhe po me të është larguar, ka hapur derën me çelës, ka hyrë brenda dhe krejt i qetë ka mundur të marrë shumën e konsiderueshme të parave, bëjnë të ditur hetimet.
Dyshimet e hetuesve janë për njeri të njohur të familjes, bazuar në mënyrën se si ka vjedhur, pa thyerje, me çelës dhe me informacion të detajuar për vendndodhjen e parave. Blutë po punojnë për identifikimin e tij.