BallinaPolitike“S’ka bir k….”, Rama: Nuk më dridhet qerpiku! Mbaj baltë e sulme...

“S’ka bir k….”, Rama: Nuk më dridhet qerpiku! Mbaj baltë e sulme nga të katër anët, por…

spot_img

Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë të fortë dhe plot mesazhe, ka shprehur bindjen se ai dhe Partia Socialiste janë të vetmit që mund të çojnë Shqipërinë drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar se janë në një mision historik.

Rama ka bërë thirrje për një reflektim të thellë rreth sfidave dhe mundësive që vijnë me këtë objektiv, duke ironizuar armiqtë politikë si Sali Berishën, të cilin e quajti “buf i kënetës”, dhe partitë e vogla, të cilat i krahasoi me “mangallët”.

“Këtë po ju them, duhet ta mendoni, kush ju çon ju atje si të barabartë, kush flet atje si ju doni të flisni? Kush? Bufi i kënetës, apo këta mangallët që vijnë për qoftë këtu poshtë. Kujtoni se është ndonjë kënaqësi restoranti kjo? Apo është kënaqësi plazhi? Kjo është sakrificë, ky është mohim i shumë gjerave që njerëzit e zakonshëm i kanë.

Unë kam aq shumë gjera që dua të bëj, por ky është mision. Unë jam këtu për historinë, e kam thënë me kohë dhe po  e them. Nuk më dridhet qerpiku, jam këtu për historinë, prandaj i mbaj këto llumra, baltra dhe goditje nga të katërt anët. E kam thënë kur kam qenë i ri me të gjitha të flokët e zeza, atë punën e birit të k… që nuk ka pasur dhe nuk ka, me prova. Me llafe, me dyshime sa të duash ashtu”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular