Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se SPAK duhet të përballet edhe me kritika, pasi nuk është Vatikani dhe nuk është i pagabueshëm.
Ai ka shtuar se në momentin që antikorrupsioni del nga shinat, bëhet edhe më i rrezikshëm se vetë korrupsioni.
“Antikorrupsioni kur del nga shinat bëhet edhe më i rrezikshëm se vetë korrupsioni. Si more merren sipërmarrësit e vihen në rresht si të jenë kriminelë. Iu merren telefonat e u mbahen peng. Çfarë standardi demokratik është aty. I sheh gjithçka në telefona, i lexon gjithçka, gjëra private, bën edhe shantazhe insinuata, merreni një herë të gjithë me mend të vijë dikush në rrugë t’ju marrë telefonin, kur hyn drejtësia duhet të hyjë në telefon vetëm për pjesën që po heton dhe telefoni duhet të kontrollohet në syrin tënd.
SPAK nuk është Vatikani, edhe Vatikanin e kritikojnë, SPAK është një institucion i ri. E domosdoshme të dëgjojnë edhe kritika, kritika jo intimidim dhe sulme personale.
Nëse Veliaj ka bërë korrupsion do të duhet të shkojë në atë vend ku duhet të shkojnë të gjithë ata që bëjnë korrupsion. Por korrupsion i provuar ama”, tha ai.