BallinaKryesoreBasha në Këlcyrë: Ekonomia po shkatërrohet nga pastrimi i parave, aktiviteti kryesor...

Basha në Këlcyrë: Ekonomia po shkatërrohet nga pastrimi i parave, aktiviteti kryesor i Ramës dhe bandës së tij në pushtet

spot_img
spot_img

Basha në Këlcyrë: Ekonomia po shkatërrohet nga pastrimi i parave, aktiviteti kryesor i Ramës dhe bandës së tij në pushtet.

“Në Shqipëri të vetmet aktivitete ekonomike që po ecin janë të lidhura ne pastrimin e parave të drogës në projektet e ndërtimit”. Me këtë përcaktim, Kryetari i opozitës, Lulzim Basha shprehu në Këlcyrë shqetësimin se aktiviteti i pastrimit të parave bëhet me mbështetjen e qeverisë.

“Duke filluar me projektin për Teatrin, Unazën e Re, Milot – Balldren, të gjitha janë projekte për të pastruar paratë e drogës. Ky është është i vetmi aktivitet ekonomik që ecën në Shqipëri, as turizimi, as bujqësia, as prodhimi, as eksportet. Ecin vetëm aktivitetet e financuara me paratë e drogës dhe aktivitetet e financuara me paratë e buxhetit të shtetit 2, 3, 5 deri në 10 fish më të larta sesa çmimet për të njëjtat vepra publike në Europë.”- u shpreh zoti Basha në Këlcyrë.

Kreu i opozitës vuri në dukje faktin se Edi Rama ka detyruar investitorët e huaj të largohen nga vendi, në mënyrë që të mbrojë grabitjet e klientëve të tij. “Nën regjimin e Edi Ramës Shqipëria është njësoj si Koreja e Veriut, nuk ka asnjë investim të ri të huaj në gjashtë vitet e fundit. – tha Basha. – Pa investime të huaja nuk ka punësim, nuk ka zhvillim ekonomik, nuk ka vende të reja pune, nuk ka mirëqenie.”- vuri në dukje kryedemokrati.

Kreu i opozitës theksoi se Partia Demokratike është e gatshme t’i përgjigjet mesazhit plebishitar të 30 Qershorit, ndryshimit të qeverisjes së vendit për të ndryshuar Shqipërinë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular