BallinaPolitikeZgjedhjet/Kadilli: Do ulet mbështetja për partitë tradicionale, kanë rënë në batak

Zgjedhjet/Kadilli: Do ulet mbështetja për partitë tradicionale, kanë rënë në batak

spot_img

Fatbardh Kadilli, në një intervistë me Skype në News 24 komentoi arrestimin e Erion Veliajt.

Kadilli theksoi se Rama bëri presion politik mbi drejtësinë. Ai tha se të dyja palët po shkojnë të damkosur në zgjedhje.

Fatbardh Kadilli: Kjo është drejtësi me tipare jakobine. Kryeministri sulmoi dhe etiketoi gjyqtarë, bëri presion politik. Rama po tenton që të kapitalizojë ngjarjen dhe të bëjë viktimën. Rama kujtohet për standarde sot, por nuk u kujtua për standarde, kur goditja ishte tek opozita. Të dyja palët politike kanë braktisur qytetarin. Jam i gëzuar që po ia nxjerrin bojën njëri-tjetrit. Politika po shkon në zgjedhje si e damkosur moralisht.

Opozita nuk arrin ta kapitalizojë këtë që po bën drejtësia. Opozita duhet të ruajë të njëjtin standard edhe për Berishën e Metën. Politika ka zgjatur kokën te gijotina e SPAK. Berisha e di që nuk fiton zgjedhjet dhe do kemi sërish kryeministër Edi Ramën. Opozita nëse nuk bëhet më e mirë sesa qeveria, nuk vjen në pushtet. Demokratët duhet të bashkohen për të dhënë rezultat. Edhe partitë e reja nuk janë ofertë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular