BallinaKronikeShqiptari dënohet me 11.3 vite burg për p*rdhunimin në grup të një...

Shqiptari dënohet me 11.3 vite burg për p*rdhunimin në grup të një turisteje suedeze! Si babai i tre fëmijëve u zbulua nga një iPhone i vjedhur

spot_img

Gjykata e Apelit në Kretë ka dënuar me 11.3 vite burg një 48-vjeçar shqiptar, baba i katër fëmijëve, pasi u shpall fajtor për vjedhje, përdhunim, dhunë ndaj punonjësve të policisë dhe hyrje të paligjshme në vend.

I pandehuri, shtetas shqiptar me banim në Chania, ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, përveç vjedhjes, por nuk ka bindur gjykatën.

Ai do të vuajë dënimin në burgun e Grevenës, ku mbahej që nga arrestimi i tij në 2021.

iPhone zbuloi autorin e përdhunimit

Çështja nisi të zbërthehej më 17 gusht 2021, kur një çift turistësh irlandezë kishin shkuar në plazhin e Platanias për të notuar gjatë natës.

Por pasi dolën nga deti, pak pas orës 01:00, ata zbuluan se i kishin vjedhur nga çanta një iPhone, një portofol dhe një orë me vlerë 500 euro.

Duke përdorur iPhone tjetër, të cilin vajza e kishte në vete, u aktivizua aplikacioni i gjurmimit dhe në një vend aty pranë çifti ka pikasur të pandehurin së bashku me një bashkëpunëtor tjetër që mbante telefonin, ndërsa më pas iu gjet ora.

Siç u zbulua nga hetimi i policisë, 48-vjeçari kishte marrë pjesë edhe në përdhunimin në grup të një turistje suedeze pak ditë para se të vidhte telefonin, ngjarje e ndodhur më 11 gusht të atij viti, pak para orës 01:00, sërish në plazhin e Platanias.

Në seancën, e cila zgjati përafërsisht 4 orë, u lexuan deklaratat e dëshmitarëve, ndërsa dy policë dëshmuan personalisht.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular