BallinaAktualitetVIDEO/Parashqevi Simaku bëhet me shtëpi të re për 1 vit fal Kadri...

VIDEO/Parashqevi Simaku bëhet me shtëpi të re për 1 vit fal Kadri Morinës!

spot_img

Këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku ka festuar një moment të veçantë në jetën e saj: hyrjen në shtëpinë e re. Ky lajm u shpërnda përmes një videoje në “Instastory” nga biznesmeni i njohur Elton Ilirjani, i cili e shoqëronte këngëtaren dhe mbesën Ina Simaku gjatë këtij momenti gëzimi.

Në bisedën e tyre të publikuar nga Ilirjani, Parashqevi shprehet e emocionuar për shtëpinë e re dhe mbesën e saj, Ina, që sapo kishte mbërritur nga Franca. Ajo e shoqëron këtë moment me një këngë simbolike të Flamur Shehut, “Gëzimi i shtëpisë së re”.

Pjesë nga biseda:

Eltoni: Si ndihesh Parashqevi te shtëpia e re, që sapo hyre sot, me Inën? Parashqevi: Sapo luajtëm këngën e Flamur Shehut “Gëzimi i shtëpisë së re”. Por gëzimin më të madh e kam që më ka ardhur mbesa, Ina. Që e vogël ka qenë një mrekulli për familjen tonë, Simaku. Nënën e ka nga Elbasani, babai është vëllai im i madh, Arben Simaku, që është kuzhinier në Shqipëri dhe ajo punon recepsioniste në Francë.

Eltoni: Bukurirat! Jeni shumë të bukura të dyja, sa të ngjashme jeni! Më bëhet shumë qejfi që rrugëtimi ynë, se po flas unë tani…Jam i kënaqur që ia arritëm kësaj dite: Parashqevia është shumë mirë. Siç e shihni, është e lumtur, e qeshur, e rikthyer totalisht në jetë, së bashku me Inën. Tani do kalojmë disa ditë të bukura, besoj nja dy javë. Dua të falenderoj Elvirën, veten nuk po e përfshij. Të gjithë ata që na ndihmuan. Një vit shtëpia është e paguar.

Parashqevi: Është si një hotel me 10 yje, jo me 5.

Eltoni: Me shumë dashuri, mbi të gjitha.

Parashqevi: Na duket vetja sikur jemi në një hotel madhështor.

Në një tjetër video, Elton Ilirjani shprehu pakënaqësinë e tij ndaj disa biznesmenëve shqiptarë, të cilët, sipas tij, premtuan shumë, por nuk bënë asgjë për të realizuar ato premtime.

Eltoni: Premtime, premtime, premtime, shumë biznesmenë, që mbahen si të fuqishëm, dolën me deklarata në dhjetor: ‘Do t’i bëjmë këtë, atë…asgjë nuk bën, zero me bisht…’.

Ky moment i gëzueshëm i Parashqevi Simakut dhe Ina Simakut është një festë për dashurinë dhe unitetin e familjes, por gjithashtu na kujton rëndësinë e mbështetjes nga ata që ndihmojnë në realizimin e ëndrrave të tilla.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular