BallinaPolitike“Një tjetër vizitë në mbrëmje e Ramës në Bashkinë e Tiranës—çfarë fshihet...

“Një tjetër vizitë në mbrëmje e Ramës në Bashkinë e Tiranës—çfarë fshihet pas këtyre vizitave?

spot_img

Nga Agron Haxhimali
“Një tjetër vizitë në mbrëmje e Ramës në Bashkinë e Tiranës—çfarë fshihet pas këtyre vizitave?
Vizita e dytë e Ramës në Bashkinë e Tiranës mbrënda ditës së sotme, veçanërisht pas 24 oresh nga arrestimi i Erion Veliajt, po ngjall diskutime të shumta.
Çfarë po kërkon kryeministri në bashki, një institucion i pavarur siç e përcakto kushtetuta.

Vizita e tij mendoj se ka disa qëllime.

-Rama mund të synojë të tregojë që qeveria dhe Partia Socialiste kanë kontroll të plotë mbi situatën dhe që administrata e Bashkisë së Tiranës do të funksionojë normalisht, pavarësisht arrestimit të Veliajt.Jam këtu.Keni besim tek unë.Por Rama sduhet të jetë aty. Besimin te ai e kemi kur qeveria e tij po i bën punët mirë.!

-Meqë Veliaj ka qenë një figurë kyçe brenda PS-së dhe në qeverisjen vendore, por me influenca edhe në qeverinë qëndrore,Rama me vizitën e dytë sot në mbrëmje, kërkon të përcjellë një sinjal për strukturat socialiste në Tiranë që partia nuk është e përçarë dhe se vazhdon të mbështesë bashkinë.Sa largë shkon ky sinjal dhe firot, ngelet për tu parë.Tirana është vend me shumë diell.!

-Në varësi të mënyrës se si qeveria po e trajton rastin e Veliajt, Rama mund të përdorë këtë vizitë për të dhënë mesazhin se arrestimi është një çështje individuale dhe jo një problem që prek qeverinë apo PS-në në tërësi.Qasje e njohur,por bashkia është gjë tjetër, është institucion i zgjedhur.

-Përgatitje për një tranzicion institucional.Nëse ka pritshmëri që një emërim i ri të ndodhë shpejt ose nëse ka tensione mbi drejtimin e Bashkisë, Rama mund të jetë aty për të qetësuar situatën dhe për të ndikuar mbi zhvillimet e ardhshme.Këshilli Bashkiak ka pushtet që i buron nga vota për të zgjidh dhe zgjedh problemet brënda institucionit të pavarur dhe kushtetues.Emërimet nga lartë jo zgjidhje e shëndetëshme.

-Tërheqje e vëmendjes për përceptim publik dhe median. Rama e kupton rëndësinë e imazhit dhe të medias, prandaj një veprim i tillë mund të jetë i kalkuluar për të treguar përkushtim ndaj institucioneve dhe për të shmangur narrativën e kaosit dhe eklipsuar vëmendjen mbi zgjidhjen që e di dhe jep vetëm ai.

Se çfarë synon konkretisht Rama me këtë lëvizje duhet parë ecuria e zhvillimeve në bashki dhe politikë…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular