Vajza e presidenti amerikan, Donald Trump, Tiffany ka zgjedhur ishullin grek Mykonos si destinacionin e saj të pushimeve.
Tiffany, e cila është vajza e madhe e Presidentit të Amerikës, u shoqërua në pushime nga miqtë dhe i dashuri i saj, Michael Boulos.
25 vjeçarja u fotografua teksa po relaksohej në ishullin luksoz përkrah njerëzve të saj më të afërt.
Pranë Tiffany u pa edhe djaloshi kosovar, Adrian Krasniqi i cili u fotografua shumë pranë vajzës së Trump, gjë e cila tregon për raportet e afërta që ai ka me vajzën e Presidentit të Amerikës. Nga foto duket qartë se ata po kalonin momente të mira në shoqërinë e njëri-tjetrit.