Kryeministri Edi Rama dhe policia e tij politike duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Teatri Kombëtar. Siç raportojnë tani nga terreni, në afërsi të godinës së Teatrit ka një prezencë të shtuar policore, ndërsa lëvizje ka edhe në të gjitha Komisariatet e Tiranës. Me sa duket, policia po bëhet gati për një tjetër rrethim të Teatrit Kombëtar. Për këtë arsye artistët kërkojnë mbështetjen e sa më shumë qytetarëve.
Policia ka tentuar disa herë të nxjerrë jashtë godinës artistët dhe qytetarët e ngujuar, por nuk ia ka dalë falë rezistencës së tyre dhe qytetarëve që janë përkrah tyre.