BallinaKryesoreSi ka degraduar qeverisja e Partisë Socialiste nga Nano tek Rama?

Si ka degraduar qeverisja e Partisë Socialiste nga Nano tek Rama?

spot_img
spot_img

Nga Red Varaku

Duke qenë se Rama, sa herë ndodhet në vështirësi, e ka bërë zakon që në mënyrë krejt të pandershme të sjellë në vëmendje dhe të krahasojë dy kohët e qeverisjes ,kohës së tij dhe kohës së Berishës. Them e pandershme, sepse mendoj që krahasimin një forcë politike duhet ta bëjë gjithmonë me veten dhe jo me kundërshtarin.

Mendoj se në vazhdën e krahasimeve që Rama nuk përton të na i sjellë në kujtesë, pra për të qenë krejt të ndershëm duhet pra që krahasimin ta bëjmë midis dy epokave të qeverisjes së PS-së. Në mënyrë të veçantë duhet të bëjmë një krahasim të muajve të fundit të dy cikleve socialiste të qeverisjes, atë të Nanos në 2005 dhe atë të Ramës në 2019.

Nëse do të vëmë në njërën anë ngjashmëritë dhe në tjetrën ndryshimet, të dyja listat do të ishin goxha të gjata. Sa u përket ngjashmërive,nëse vërejmë me kujdes, vitin e gjashtë të qeverisjes së Ramës, qeverisja e tij ngjan ngjan gjithnjë e më shumë me vitin e tetë të qeverisjes së Nanos. Qeverisjes së njeriut të cilit Rama i detyrohet gjithçka në politikë, sepse ai në fillim konsiderohej investim personal i Nanos dhe u rrit në politikë nga dashuria dhe përkujdesja e tij, asokohe lider i padiskutueshëm me profil të qartë të majtë.

Korrupsioni, konsumi , lodhja, mbingopja, kriza e rëndë ekonomike, lufta brenda llojit, pakënaqësitë dhe linçimet publike të kundërshtarëve, propaganda gjithnjë e më pak e pafuqishme dhe sterile, fiks si në 2005. Shto debatin për zgjedhjet e lira si dhe diskutimin e përjetshëm të shqiptarëve rreth asaj që kë duan më shumë amerikanët, që në rastin konkret ashtu si edhe atëherë janë me qeverinë në mënyrë të qartë dhe eksplicite.

Gjithashtu, ashtu si në kohën e Nanos, Shqipëria ka kapur indekse alarmante në të gjitha raportet që vrojtojnë parametrat demokratikë, ekonomikë e socialë.Një tjetër aspekt, që të sjell në kujtesë menjëherë muajt e fundit të Nanos, është ai i perceptimit të korrupsionit nga opinioni publik dhe ndërkombëtarët.

Fenomeni i bandave në politikë ishte gjithashtu një fenomen shumë i ngjashëm me kohën e Nanos. Të dy edhe Nano edhe Rama bënë një aleancë të frikahme me kriminelët. Ata i kthyen ata nga fundërrina ,në heronj të komunitetit.Por, ky i fundit e çoi edhe më tej çmendurinë, duke i veshur edhe me kostumin e deputetit, duke rrezikuar kështu seriozisht fibrën e një shoqërie të shëndetshme, ku i miri respektohet dhe nderohet ndërsa i keqi përbuzet dhe shkon në burg.

Ashtu si Berisha e konsideronte Nanon si rrezik të zgjedhjeve të lira, kujto këtu fenomenin ‘Dushk’, sot kryeminstri rilindas Rama është kthyer në armikun më të madh për zgjedhjet nga kundërshtari i tij Basha. Argument për këtë janë përgjimet skandaloze të BILD, siç është edhe vendimi arbitrar për të marrë pjesë në zgjedhje pa opozitën. Një vendim që jo vetëm cënon rëndë demokracinë, por është njëkohësisht i paligjshëm dhe antikushtetues.

Por, për një listë ngjashmërish, ka gjithashtu edhe një tjetër listë diferencash, e cila objektivisht i bën tërësisht të ndryshme të dy ciklet e qeverisjeve socialiste. Gjithsesi, duhet të pranojmë që bëhet fjalë për dy epoka të ndryshme të cilat kërkojnë edhe qasje të ndryshme, ku duhet theksuar fakti që përballë kemi një votues tepër të zgjuar të cilit nuk ia hedh dot kollaj njeri, siç ia hidhte fjala vjen në 2005.

Mjafton të hedhësh një sy në PS sot, kupton që ajo nuk funksionon më si partia e dikurshme e Nanos ku gjithësecili ishte një personalitet politik më vete dhe kundërshtimi i kryetarit dëshmonte një vlerë të padiskutueshme të demokracisë së brendshme të kësaj partie. Ndërkohë, që sot ajo ka pamjen e shëmtuar të një regjimenti ushtarak ku nuk pipëtin më askush pa lejen e kryetarit.

Ky është një fenomen tejet i panatyrshëm për një parti të majtë. Komunikimi vertikal me whatsapp tregon ku ka degjeneruar funksionimi i kësaj partie. Një parti ku nuk zhvillohen më zgjedhje që pas 2005, por ka vetëm emërime besnikësh të kryetarit dhe elimine politike të kundërshtarëve. Një parti, kongreset e së cilës të kujtojnë pleniumet e partisë së punës.

Ndërkohë nëse i hedh një sy ‘personaliteteve’ politike që mbizotërojnë sot diskurin politik në PS kupton përmasat e dramës së kësaj partie. Përfytyro që në vend të Kastriot Islamit, është sot Ulsiu, një shërbëtor i paskrupullt pa integritet. Në vend të Ben Blushit është Gent Cakaj, një idiot emblematik. Në vend të profesorit me integritet Arben Malaj është një vajzë anonime, të cilën Rama e komandon thjesht me sms. Në vend të një gruaje me personalitet të fortë si Arta Dade është Çuçi , në vend të një gruaje me integritet si Ermelinda Meksi është Spiropali, kotelja personale e Ramës, ndërkohë kryetar i grupit parlamentar është një njeri që ka vetëm një meritë, di të pregatisë viza për të fortët …e kështu me rradhë. Pas Nanos PS u mbush me njerëz apolitikë , me G99-ça dhe miqtë e Olsit. Ata u kthyen në arkivol për demokracinë në PS dhe më pas në varr për demokracinë shqiptare.

Shikoni reagimet e tyre sa imorale dhe të pafytyra janë. Të gjithë janë katapultuar në krye të posteve më të rëndësishme pa asnjë kontribut. Ndërkohë Erjon Veliaj, Elisa Spiropali, Endri Fuga, Arbër Mazniku shfaqen si socialistë të thekur në çdo dalje publike, kur deri në vitin 2005 kanë qenë në luftë konstante me kryeministrin socialist Fatos Nano.

Gjithsesi, duhet pranuar se realiteti i Shqipërisë sot është, në shumë aspekte, shumë i ndryshëm nga ai i vitit 2005, kur Nano ia dorëzoi pushtetin Berishës për tu larguar përgjithmonë nga politika.

Ashtu siç ka qenë mjaft e ndryshme edhe situata kur Nano u ngjit në krye të qeverisë, krahasuar me faktin që Rama u detyrua të qeveriste me gjysmën e qeverisë së Berishës , për jo pak, por katër vjet. Kjo për shkak të një marrëveshje tejet të pamoralshme, që e nënshkroi me gjakun e katër viktimave të 21 Janarit.

Por, nëse qeverisja e Nanos konsiderohej e korruptuar në fund të mandatit të dytë, ajo duket krejt amatore përballë skandaleve të korrupsionit të kësaj qeverisjeje.
Nëse tenderat e dhënë nga Nano kishin deri diku edhe hije korrupsioni, PPP e kësaj qeverie janë skema vjedhjeje të hapura miliardash të konsideruara si të tilla nga të gjitha raportet.

Nëse korrupsioni ishte kthyer në problem kombëtar nën qeverisjen e Nanos, nën qeverisjen e Ramës Shqipëria është kthyer në problem ndërkombëtar për shkak jo vetëm të pastrimit të parave, por edhe kthimit të vendit në Kolumbinë e Europës.

Nëse në qeverinë Nano, kishte disa ministra me akuza për korrupsion, në qeverinë Rama korrupsionin nuk e bëjnë më ministrat, por e bën drejtpërdrejtë vetë kryeministri Rama. Ndërkohë, shumë prej ministrave i ka të akuzuar, jo vetëm për korrupsion, por si të lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës.

Pas gjashtë vitesh në krye të pushtetit ekzekutiv, ky realitet i shfaqet sot i qartë, në sytë e shqiptarëve, madje edhe vetë përfaqësuesve të mazhorancës, shumica e të cilëve pranojnë qysh sot nën zë, se situata është mjaft e rëndë dhe se vendi ka nevojë për zgjedhje të parakohshme.

Ky krahasim mes dy epokave, që me shumë gjasë do të kenë një peshë të rëndësishme në historinë e partisë socialiste dhe Shqipërisë, justifikohet deri diku nga konteksti në të cilin janë zhvilluar ngjarjet në teatrin politik. Por, sigurisht që ndryshimi themelor midis orëve të fundit të Ramës dhe orëve të fundit të Nanos qëndron tek për përmasat e sfidave me të cilat përballet Shqipëria. Në këtë kontekst ajo nuk është fare e ngjashme me Shqipërinë e vitit 2005, madje është kryekëput e ndryshme. Sepse, nëse në 2005 kërkohej thjesht rrotacion i pushtetit, sot për shkak të papërgjegjshmërisë së pashembullt të Ramës, kërkohet ndryshim i të gjithë sistemit, me qëllim që t’i jepet fund njëherë e mirë tranzicionit shqiptar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular