BallinaAktualitetKonstituohet Këshilli Bashkiak i Kavajës, opozita vijon rezistencën

Konstituohet Këshilli Bashkiak i Kavajës, opozita vijon rezistencën

spot_img
spot_img

Është konstituuar këtë paradite Këshilli Bashkikak i Kavajës, proces që është shoqëruar me protesta nga mbështetësit e opozitës jashtë dyerve të kësaj bashkie.

Në Këshillin Bashkiak janë betuar këshilltarët e rinj, që do të marrin detyrën, përkatësisht 29 nga PS, 1 nga G99 dhe 1 nga Partia Socialiste e Moderuar.

Ndërkohë, mbështetësit e Partisë Demokratike vijojnë të qëndrojnë jashtë ambienteve të bashkisë, duke kundërshtuar zgjedhjen e këshilltarëve dhe kryebashkiakut të ri, të dalë nga zgjedhjet pa garë të 30 qershorit.

Pak më parë, ish-kryebashkiaku Isa Sakja deklaroi se nuk do ta lirojë zyrën, pasi opozitarët e kanë cilësuar të padrejtën procesin zgjedhor të 30 qershorit, në të cilin morën pjesë në votime një numër i vogël i shqiptarëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular