BallinaAktualitetFOTO-EMRI/Rilindasi që liroi 4 muaj më herët "tmerrin e Beratit"

FOTO-EMRI/Rilindasi që liroi 4 muaj më herët “tmerrin e Beratit”

spot_img
spot_img

Një skandal i vërtetë ka ndodhur me lirimin e të dënuarit Lulzim Caka, i njohur ndryshe edhe si ‘tmerri i Beratit’, i dënuar për krime të shumta të bëra gjatë viteve 1997-98 në zonën e Beratit.

Drejtori i burgut të Kosovës në Lushnje bashkë me kartelistin e këtij institucioni janë vënë në pranga.

Ndërsa Lulzim Caka është shpallur në kërkim nga policia, me qëllim rikthimin e tij në burg.

Drejtori i burgut të Lushnjes i arrestuar mëngjesin e sotëm është Judmir Shurdhi.

Emri i tij nuk është i panjohur.

Ai është një rilindas i devotshëm dhe për këtë arsye është shpërblyer duke u emëruar edhe si drejtor i burgut të Kosovës në Lushnje.

Judmir Shurdhi është një biznesmen nga Lushnja dhe ka në pronësi një bar-restorant.

Shurdhi ka qenë këshilltar i Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Lushnjes në 2015-ën.

Ai ka fituar disa tendera për shërbime ushqimi në institucione.

Ai ka mbajtur edhe pozicionin e drejtorit në Bashkinë e Lushnjës dhe është koordinator elektoral për Partinë Socialiste në qytet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular