Nga Policia e Shkodrës janë arrestuar dy persona pasi u janë gjetur dy doza kokainë në mjetin e tyre. Personat e arrestuar janë Arens Curri dhe Zef Bokaj.
Njoftimi i policisë:
“Arrestohen 2 shtetas, sekuestrohet lëndë narkotike në mjetin e tyre.
Specialistët për Hetimin Narkotikëve në DVP Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasit A. C, banues në Shkodër dhe Z. B., banues në Lezhë.
Gjatë kontrollit në mjetin në të cilin udhëtonin, ju gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provës materiale 2 doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprën penale e “Prodhimi dhe shitja e narkotike?ve e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal”.