Një tërmet me 4.5 të Shkallës Rihter është ndjerë një orë më parë në Kastoria. Sipas Institutit grek të Gjeodinamikës, tërmeti ishte 4.5 Richter dhe u regjistrua në 17:21 me orën lokale, me një fokus 36 kilometra në perëndim të qytetit dhe një thellësi prej 8.2 kilometra.
Disa minuta më vonë, shumë afër përqendrimit, një dridhje e re më e dobët 3.4 Rihter, shkruajnë mediat greke. Asnjë dëmtim ose dëme materiale nuk janë raportuar. Megjithatë duken si të njëjtat lëkundje në Juglindje të Shqipërisë, Korçë që u ndjenë pasditen e sotme.