BallinaKryesoreQë agonia e kryeministrit të mos marrë me vete edhe strukturat e...

Që agonia e kryeministrit të mos marrë me vete edhe strukturat e shtetit!

spot_img
spot_img

Nga Ilir Nikolla

Në një vend me një kriminalitet shumë të lartë, me një numër të jashtëzakonshëm të vrasjeve, plagosjeve e dhunës (sidomos ndaj grave), si dhe me një ekonomi që është shndërruar në aneks të ekonomisë së krimit të organizuar, Policia e Shtetit Shqiptar është në një angazhim të pandërprerë për të ruajtur jetën, veprën, agjendën dhe gjumin e Edi Ramës. Ajo që shohim ne, që forca të shumta policore nuk merren me policimin në komunitet, por përpiqen të evidentojnë se cilët mund ta presin keq kryeministrin në takimin e radhës, që forcat policore angazhohen për të ndaluar lëvizjen e lirë drejt qyteteve ku Rama mund të ketë planifikuar miting apo në kryeqytet, kur opozita ka planifikuar protestë, është një sjellje e denjë veç për shtete ku qeveria dhe policia janë vënë përballë popullit.

Cipa e normalitetit është plasur me kohë dhe asnjë intervistë televizive në italisht e as hajgare mes eunukësh politikë në shqip nuk e fsheh dot këtë fakt. Në Shqipëri nuk ka më stabilitet dhe policia është arratisur nga detyrat e saj kushtetuese dhe po merret veç me agjendën politike të kryeministrit, pra, me përpjekjen donkishoteske (meqë jemi në kohët kur spiropalët e PS duan ta shqiptarizojnë fenomenin) për ta fshehur krizën. Pjesë e këtij operacioni është heqja dorë nga arrestimet si masë restriktive, pasi ajo tërhiqte shumë vëmendjen dhe çonte ujë në të kundërt, dhe shndërrimi i masave restriktive në një situatë shantazhi e vazhdueshme ndaj mbështetësve të opozitës apo të tjerëve që duan t’i bashkohen lëvizjes “Rama ik”.

Ç’është më e keqja, në këtë skemë policia luan rolin e dashit përçor, por në skemën e intimidimit janë përfshirë strukturat tatimore, drejtuesit kryesorë të shkollave e spitaleve, si dhe masivisht drejtuesit e administratës, të shndërruar në censorë të vegjël të çfarëdolloj revolte që ndonjë zytar mund të hedhë në rrjetet sociale. Kudo në “levat e Edi Ramës” mbizotëron një situatë alarmi. Ata po perceptojnë mesazhin se “shefi është në hall” apo “timonieri është sëmurë”, dhe sipas skemës enveriste “marrsh nga ditët tona”, pjesëtarët e sektit po bëjnë çmos të ndalin të pandalshmen. Kriza ka fituar qytetarinë, prandaj edhe ka ardhur koha që paralelisht, një fushatë denoncimi duhet sponsorizuar edhe kundër shtetit privat të Edi Ramës, i cili me paratë publike po kërkon të marrë peng shtetin, për të zgjatur agoninë e pushtetit.

Lëvizja për restaurimin e demokracisë në Shqipëri nuk ka nevojë për asnjë dëshmor, prandaj është në rendin e ditës që policët që çohen si mish për top në Fier ta dinë këtë, edhe mësuesit që janë të tulatur nga presioni i drejtorëve, le ta dinë edhe tatimorët që dërgohen natën në klubet e fshatrave për të intimiduar ata që kanë ndërmend të nisen drejt Tiranës për protestë. Citatet në vitin e 6-të të qeverisjes se Roskoveci paskësh qenë Toskanë janë fraza në kllapi të një kryeministri që ka hequr dorë prej kohësh nga qeverimi. Puna është që agoninë e kryeministrit ta mbajmë me bombardim denoncimesh, që dëmi i pritshëm i rënies së autokracisë të mos na rrënojë përfundimisht shtetin. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular