BallinaKulture8 libra të rekomanduar nga vet autorja e Harry Potter

8 libra të rekomanduar nga vet autorja e Harry Potter

spot_img
spot_img

Sot feston ditëlindjen e 54-të autorja e serisë Harry Potter, J.K.Rowling.

Në vijim do të mund t’i shikoni 8 libra të rekomanduar nga vet autorja.

1. Emma nga Jane Austen Autorja e cmon aq lart këtë libër, në një intervistë ajo ka deklaruar se e ka lexuar aq shumë sa që nuk është në gjendje të numërojë.

2. The Woman who walked Into Doors nga Roddy Doyle Rowling e konsideron si shkrimtarin më të mirë të gjallë. Për Oprah Magazine, Rowling ka thënë se nuk ka hasur ndonjë herë në një karakter femëror kaq mirë të realizuar, nga një mashkull heteroseksual.

3. The Diaries of Auberon Waugh nga Auberon Waugh Auberon Waugh, ka mbajtur një ditar nga viti 1972 deri në vitin 1985 ne të cilin është tallur me trendet e kohës. Ju mund të mos e dini këtë, por, Rowling një kopje të këtij libri e mban në banjon e saj. ‘’Gjithmonë është i mirë për të qeshur’’, ka thënë ajo.

4. Black Beauty nga Anna Sewell Kur është pyetur për librin e preferuar gjatë fëmijërisë së saj, Rowling ka thënë se i pëlqente gjithcka që kishte brenda një kali, duke e cilësuar Black Beauty si të preferuarën e saj.

5. The little white horse nga Elizabeth Goudge – Për këtë libër, autorja ka thënë se me shumë gjasë ky është libri i cili ka ndikuar më së shumti në stilin e shkrimit të saj.

6. Hons and Rebels nga Jessica Mitford Rowling është një fanse e flaktë e Mitford, sa që edhe vajzën e saj e ka emëruar kështu. Ajo thotë se ka lexuar gjithcka që Mitford ka shkruar, duke e cilësuar si një person e cila ka qëndruar gjithmonë e fortë përballë politikave personale.

7. Little Women nga Louisa May Alcott Për këtë vepër, Rowling për gazetën Times ka thënë se heroina e saj e preferuar në letërsi është Jo March, duke e bërë kështu edhe këtë vepër një prej të preferuarave të saj.

8. Lolita nga Vladimir Nabokov ‘’Nuk ka kohë për të diskutuar se si një ngjarje, që ka mundur të jetë pornografia me e pa vlerë, në duart e Nabokov është bërë historia më tragjike e dashurisë’’, ka deklaruar autorja për BBC11`.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular