Qeveria ka emëruar drejtorin e ri të Biblotekës Kombëtare, studiuesin Piro Misha. Ky vendim i qeverisë erdhi pas lirimit nga detyra të ish-drejtoreshës së Biblotekës Kombëtare, Persida Asllani.
Piro Misha është studiues, përkthyes e publicist i njohur në Shqipëri.
Vendimi:
EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË BIBLIOTEKËS KOMBËTARE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 27, të ligjit nr.8576, datë 3.2.2000, “Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Piro Misha emërohet drejtor i Bibliotekës Kombëtare.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I