BallinaBotaShteti evropian që e paguan rininë për të mos i ikur

Shteti evropian që e paguan rininë për të mos i ikur

spot_img
spot_img

Të qenit i ri dhe polak kurrë nuk ka qenë kaq fitimprurës. Një ligj i ri që hyri në fuqi këtë javë në Poloni heq taksën në të ardhura për afro 2 milionë punëtorët e rinj.

E krejt kjo është mënyrë e Qeverisë për t’i dhënë fund tkurrjes dramatike të trurit, të cilën Polonia e ka përjetuar qëkur iu bashkua Bashkimit Evropian, 15 vjet më parë.

Kryeministri Mateusz Morawiecki ka thënë se përjashtimi nga taksa do t’u sjellë mundësi të reja të rinjve, “të ngjashme me ato që i kanë të qasshme në Perëndim”. Polakët nën moshën 26-vjeçare, të cilët fitojnë më pak se 85.528 zllotë polakë (22.547 dollarë) në vit u përjashtuan nga taksa prej 18 për qind në të ardhurat vjetore, nisur prej 1 gushtit, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”. Përfitimi është goxha zemërgjerë, duke pasur parasysh se rroga mesatare e polakëve është nën 60 mijë zllotë apo 15.700 dollarë në vit.

Qeveria njoftoi se 2 milionë qytetarë kualifikohen për këtë përfitim.

Kur Polonia dhe shtatë vende të tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore iu bashkuan Bashkimit Evropian më 2004, qytetarët e tyre fituan të drejtën për të punuar përreth bllokut, pa pasur nevojë për leje pune apo viza. Kur mundohej ta mbronte ligjin e ri në Parlament, Morawiecki tha se 1.7 milionë njerëz kanë braktisur Poloninë gjatë 15 vjetëve të fundit.

“Është sikur krejt qyteti i Varshavës të ikte… është humbje madhore”, tha ai. “E kjo duhet të marrë fund, të rinjtë duhet të qëndrojnë në Poloni”, tha Morawiecki.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular