BallinaAktualitetAty ku vendoset busti i Stavre Dolloreviçit godinat shemben

Aty ku vendoset busti i Stavre Dolloreviçit godinat shemben

Siç dihet, më 7.10.1942, sipas njoftimit të kohës, në Tiranë u vranë në përpjekje me forcat e rendit, komunistët Savre Dolloreviç, Sadik Stavaleci dhe Xhoxhi Martini. I katërti u arrestua, por mundi të dalë nga burgu i regjimit fashist. Më vonë u tha se Savre Dolloreviçi quhej Vojo Kushi. Pasi komunistët vendosën pushtetin e tyre për protagonistët e kësaj ngjarje rezervuan një bust vetëm për Savre Dolloreviçin (Vojo Kushin). Dy të tjerët nuk u nderuan me buste, ndërsa i katërti, Muharrem Llanaj, u burgos nga vetë komunistët me akuza politike. Busti i vogël i Dolloreviçit u vendos pas Bashkisë së vjetër të Tiranës (vend i cili sot është brenda sheshit “Skënderbej”). Pasi komunistët kishin në plan ta shembin bashkinë, e hoqën bustin e vogël dhe e çuan në vendin e quajtur Selvia. U shemb godina e bashkisë. Pas shumë vitesh, edhe godina e biznese të zonës aty rrotull bustit u shembën sërish për të dalë në dritë busti i vogël variant sovjetik i Dolloreviçit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular