Nga Telnis Skuqi
Nisi si një bisedë rutinë midis meje dhe “të penduarit”. Më pas gjërat u kristalizuan, sepse ai kishte diçka për të thënë ndryshe.
“Unë jam një socialistë dhe besoj tek e majta, por nuk mund ta pranoj që ne socialistët vetë vendosim, vetë votojmë, vetë numërojmë, si dhe vet i vjedhim votat», shprehet “i penduari”, një socialistë 24-karat, i cili preferon të ngelet anonim.
Sipas tij, në Bashkinë e Gjirokastrës votat më 30 qershor janë hedhur më shumë se sa numrin e pjesëmarrësve.
“Këto votat janë hedhur me shumicë në disa Qendra Votimi (QV) në qytetin e Gjirokastrës, si në Universitet, në kopshtin “Soros”, pranë Drejtorisë Arsimor, fal një udhëzimi të veçantë që kishte nxjerrë kandidati për kryebashkiakun e Gjirokastrës, Flamur Golemi”, tregon ai.
Më tej, «i penduari» thotë që në këtë masakër janë përfshirë katër drejtor të rëndësishëm të qarkut të Gjirokastrës, kryetar i Partisë Socialiste, një ministër, si dhe një ish-ministre, këta dy të fundit deputet aktual të qarkut.
«Objektivi i 30 qershorit nuk ishte fitorja e kandidatit, sepse mjaftonte vetëm vota e kandidatit Flamur Golemit për të fituar Bashkinë e Gjirokastrësë, por të rritej sa më shumë pjesëmarrja e votuesve», thotë ai.
Zanafilla
“Një nga katër drejtorët e rëndësishëm jam edhe unë dhe më vjen turp nga vetja, sepse besoja që kjo forcë politike nuk mund të hynte e vetme më 30 qershor”, sqaron “i penduari”.
Rreth 72 orë përpara se të zhvillohej dita e votimit, Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, ish-Ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro, aktualisht deputete e qarkut, kandidati i PS, Flamur Golemi, si dhe kryetari i PS, Bledi Kaçi, organizuan një takim me 10 drejtorët më të rëndësishëm të qarkut.
Sipas tij, në këtë takim, kandidati Golemi kishte përpiluar me hollësi një udhëzim të brendshëm për ditën e votimit, ku ndër të tjera kishte përcaktuar “QV të zeza”.
Në këto QV të zeza, sqaron i penduari, kandidati Golemi parashikonte mënyrën se si të hidhnin vota “të tepërta”, si dhe mënyrën se si komisioneri të raportonte kryetarin e PS, Bledar Kaçin, një orë përpara se të përfundonte zyrtarisht dita e votimit.
Më tej, në këtë udhëzim ishte shpjeguar me hollësi edhe mënyra se si të shtohej artificialisht numri i pjesëmarrësve.
“Kandidati për kryebashkiak ishte njeriu që vendoste sa vota duhet hedhur në një QV, ndërsa kryetari i degës së PS, ishte përgjegjës për të udhëzuar dhe urdhëruar komisionerët, këta të fundit duhet të raportonin në “WhatsApp” sa më shpejtë të ishte e mundur”, shpjegon “i penduari”.
Ndërkohë, sipas tij, katër nëpunësit të administratës civile, përkatësisht Gentian Llogo, kryetar i qytetit të PS, njeherazi administratori i Universitetit “Eqerem Çabej”; Martin Gorici, nëndrejtor i spitalit “Omer Nishani”; Ylli Toti dhe Julian Koci që të dy nëpunës pranë OSSHE, duhet të raportonin emrat e personave që nuk morrën pjesë, si dhe të identifikonin emrat e personave potencialisht të majtë që nuk ndodheshin në territorin shqiptar gjatë ditës së votimit.
Sipas udhëzimit të kandidatit, specifikon “i penduari”, votat e hedhura në kutitë e votimit do të quheshin “të tepërta”, gjë që nënkuptonte vota të hedhura nga komisionerët.
“Gjithçka duhej realizuar nga ora 18:00 deri në 19:00, ndërsa komisionerët e qendrave të votimit thjeshtë duhet të plotësonin ose të hidhnin firmat në listën e zgjedhësve të majtë që ishin identifikuar më parë si të larguar jashtë shteti nga bashkia e Gjirokastrës”, rrëfen “i penduari”.
“Mos u habit Telnis që edhe ti mund të kesh votuar më 30 qershor”, thotë me humor ai. “I penduari” tregon edhe një detaj shumë interesante nga dita e votimit. Sipas tij, më 30 qershor morrën pjesë realisht rreth 8200, nga këto 1500 rezultuan të pavlefshme, gjë që nënkupton se kandidati ka fituar 6700 vota, ndërsa mbi 2500 pro kandidatit janë hedhur në kutitë e votimit si “të tepërta”.
“Nga të dhënat e para, duke u nisur vetëm nga pjesëmarrja, besoj se kam marrë vota më shumë sesa PS fitoi në zgjedhjet e vitit 2017”, shkruhet në statusin e kandidatit “fitues” më 30 qershor, disa minuta pas mbylljesh zyrtare të ditës së votimit.
Natyrshëm lind një pyejte thotë “i penduari”: – Nga e dinte shifrat Flamur Golemi pa filluar ende numërimi i votave?!
“Unë jam vetë një dëshimtar se si deputetët Bledi Çuci dhe Mirela Kumbaro në një “takimin të ngushtë” urdhëruan të zbatohet i ashtuquajtur “udhëzimi i kandidatit”, sepse për ta nuk kishte rëndësi cilësia, por sasia”, vijon rrëfimin “i penduari”.
Si një njohës i mirë i procesit të votimit, ai sqaron, se kandidati kishte zero shanse të humbiste, sepse mjaftonte 1 votë pro tij për të zhvlerësuar të gjithë listën e votuesve, sepse fleta e votimit nuk kishte asnjë opsion për të votuar kundër tij. “Pra fleta e votimit ka qenë dy herë kundra zgjedhësit, sepse zgjedhësit nuk i ruhej fshehësia, si dhe fleta e votimit ishin në dorën e komisionerëve tanë (socialistë)”, përfundon “i penduari”.