BallinaKryesoreBoçi paralajmëron zhvillime në shtator: Nëse nuk arrihet dialog....

Boçi paralajmëron zhvillime në shtator: Nëse nuk arrihet dialog….

spot_img
spot_img

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi ka paralajmëruar zhvillime të reja në shtator nëse nuk arrihet një dialog mes opozitës dhe mazhorancës.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Boçi tha se iluzionet për ulje te tensioneve mes dy palëve nuk janë të vërteta. Sipas tij PD është e vendosur të mos bëjë asnjë hap pas.

Luçiano Boçi: Përderisa ende nuk ka një zgjidhje, sigurisht opsioni i protestave aty është dhe PD ka treguar se di ti organizojë ato. Ndërkohë nuk duhet të ketë iluzione se përgjatë kësaj kohe ka një detante politike, është më shumë ndryshim i mënyrës së të bërit opozitë të vet PD dhe të partive aleate. Kjo pjesë e perceptimit që ka një detante është krejtësisht e gabuar. PD e ka deklaruar, nuk ka asnjë hap pas. Nuk lëviz nga qëndrimi i saj, madje unë mendoj që shtatori do të ketë zhvillime të tjera nëse nuk ka zgjidhje në tavolinë, nëse nuk ka përpjekje për dialog dhe nuk ka angazhim serioz nga mazhoranca për të bashkëpunuar për nxjerrjen e vendit nga kriza.

Nëse zgjidhjet nuk ofrohen, nëse zgjidhjet nuk vijnë, opozita nuk ka çfarë të humbëse dhe nuk ka sesi të mos organizojë protesta. Protesta, të cilat unë do thoja që do jenë akoma më të fuqishme.

Sipas Boçit, opozita është e gatshme të hyjë në zgjedhje në 13 tetor nëse Rama dorëhiqet.

Luçiano Boçi:  Zgjedhjet politike janë shumë afër, po trokasin, është data 13. Ne jemi të gatshëm, sapo Rama të dorëhiqet, sapo të kemi një qeveri tranzitore të hyjmë në zgjedhje në datën 13 dhe sapo KQZ të çlirohet nga kapja politike. 

Është një këndvështrim i forcës politike që Duka përfaqëson. Është pjesë e skepticizmit të tij jo ndaj opozitës, por është një skepticizëm ndaj arbitraritetit të mënyrës si është komportuar mazhoranca. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular