BallinaKronikeThe Telegraph: Pse s'i kthejmë në atdhe, të burgosurit shqiptarë?! Na kushtojnë...

The Telegraph: Pse s’i kthejmë në atdhe, të burgosurit shqiptarë?! Na kushtojnë miliona

Vetëm 24 të burgosur shqiptarë janë kthyer mbrapsht për në Shqipëri këto gjashtë vitet e fundit, pasi kostoja e mbajtjes së tyre në burgjet e Britanisë shkon në 21 milionë paund.

The Telegraph ngre sot problemin e madh të një numri rekord kriminelësh shqiptarë, që mbush burgjet britanike, pavarësisht një marrëveshjeje midis dy vendeve, firmosur në 2013, për t’i kthyer ata në atdheun e tyre për të vuajtur dënimin.

Numri total i i të burgosurve shqiptarë është rritur thuajse katërfish dhe ka arritur në 876, duke shënuar kështu numrin më të madh të kriminelëve të huaj në burgjet e Britanisë së Madhe.

Në 2013, rreth 100 shqiptarë që ishin burgosur në Angli dhe Uells, u veçuan për t’u transferuan sipas marrëveshjes.

Shqiptarët ishin grupi i 16 më i madh i i burgosurve sipas kombësisë por sot ata janë grupi më i madh, të pasuar nga 754 të burgosur polakë,, 734 nga Rumania dhe 707 nga Irlanda.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular