Policia ka dhënë informacion paraprak për ngjarjen e rëndë të ndodhur në një pallat në Tiranë. Një prej punëtorëve që është zënë poshtë skelës, ka ndërruar jetë.
2 të tjerë janë në spital.
Njoftimi paraprak i Policisë së Tiranës:
Rreth orës 15:00 në rrugën e ‘Elbasanit’ nga një ndërtesë në rikonstruksion është shkëputur një pjesë e skelës metalike.
Si pasojë e shkëputjes së skelës janë dëmtuar 4 nga punëtorët të cilët ndodheshin duke punuar pranë këtij objekti, shtetasit G. B.,44 vjeç dhe E. L.,34 vjeç janë dërguar të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Dy punëtorë të tjerë i ka zënë skela poshtë dhe në këto momente është nxjerrë turpi i pajetë njërit prej tyre.
Policia e Zjarrfiksja vijojnë punën për nxjerrjen e personit tjetër
Policia ka shoqëruar administratorin e punimeve për veprime të mëtejshme
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.