Dalin detaje të reja në lidhje me trupin e pajetë të gjetur 6 milje në brendësi të detit.
Ngjarja horror është zbuluar ditën e sotme kur anija e peshkimi ‘Emiliano’, ka kapur në rrjetat e saj, një trup që ishte i mbështjellë me plasmas dhe letër natriban.
Me konstatimin e kufomës, ekuipazhi i anijes së peshkimit ka njoftuar me radio policinë.
Ishte më tej Policia kufitare që e ka transportuar në portin detar e më tej trupi është dërguar në morg.
Nga ekspertiza mjeko-ligjore kufoma rezulton e dekompozuar dhe duhet të ketë më shumë se muaj në det.
Gjithashtu është mësuar se trupi i pajetë nuk i kishte asnjë gjymtyrë, as këmbët dhe as duart.
‘Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes’, thotë policia në një njoftim paraprak për ngjarjen.