Aktorja Mariana Kondi është personazhi i radhës, që kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të citojë ditën e sotme lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar. Kreu i qeverisë e rendit Kondit, sipas tij, në krah të shumë artistëve që kërkojnë një godinë të re për për Teatrin.
Por nuk ka munguar kundërpërgjigja e aktores së njohur, e cila ashtu si shumë të tjerë, të cituar nga Rama, përgënjeshtron këtë të fundit.
Sipas saj, kryeministri Rama nuk e ka cituar plotësisht, ndërsa shton se, për faktin se kërkoi kushte më të mira në Teatër, u pushua nga puna.