Kundër dhunës/Mjekët e Shkodrës në protestë, i bashkohet kolegëve të Tiranës

0
275

Mekët e Shkodrës i janë bashkuar protestës kombëtare kundër akteve të dhunës në spitale ndersa ne Tirane sot bluzat e bardha jane ne diten e dyte te protestes.
Ata thonë se janë në vështirësi dhe ngrenë gishtin e akuzës ndaj qeverisë e politikave të ndërmarra për shëndetësinë, të cilësuara të gabuara. Mjekët pritet të dalin në ditët në vijim me kërkesa të qarta drejtuar qeverisë. “Personeli shëndetësor kërkon ambient pune të sigurt, të lirë larg bulizmit dhe provokimeve. Ne jemi të kujdesur për pacintët tanë, por dhuna nuk sjell cilësi në shërbim. Dhuna lodh e ndikon tek kujdesi që ne duhet të ushtrojmë. Nëse mjekët e infermierët nuk janë të sigurt edhe pacientët nuk janë të sigurt. Dhuna duhet parandaluar para se të ndodhë, ndryshimi duhet të nisë nga ne. Kjo është një thirrje për veprim, për bashkim. Të flasim nën një zë, politika të dëgjojë”, – tha një mjek në Shkodër.

Ndërsa në Tiranë, mjeku i njohur Tritan Kalo u shpreh: “Vaksinë për problemin tonë nuk ka, por vaksina gjendet. Populli ta ketë të qartë që mjekët nuk ua krijojnë problemet, janë politikat ato që duhet të ndryshojnë. Në ‘97 edhe kur shteti u shkërmoq e vetmja që funksiononte ishte mjekësia.

Bardh Spahia reagon ne rrjetin social FB ku shkruan: “Mjeket specializante ne QSUT te mbeshtetur nga mjeket e tjere protestuan sot kunder dhunes ndaj nje kolegeje para pak ditesh, sepse nuk eshte rasti i vetem e tashme dhuna ndaj mjekeve po behet nje norme e turpshme jo vetem ne Tirane. Cfare kerkohet? Siguri ne pune, pra edhe angazhimi i forcave te rendit derisa te behen ndryshime ne Kodin Penal per te ndeshkuar si veper penale prekjen e bluzave te bardha. Cfare propozon Ogerta? Solidaritet e proteste para Gjykates!!!! Ministre, je ne qeveri! Te takon te veprosh e t’u japesh siguri mjekeve se pari, pastaj te protestosh edhe tek gjykata! Dhuna mbi bluzat e bardha fillon qe nga QEVERIA me:
1. Rrogat e uleta ne te gjithe sistemin shendetesor,
2. Kushtet aspak te favorshme per dhenien e marrjen e ketij sherbimi
3. Mungesat e medha ne materiale e ilace
4. Drejtimin e ketij sistemi nga injorante ne shume hallka te tij
5. PPP e pakerkuara qe i rrijne si cekan buxhetit etj…
Padyshim qe dhuna fizike eshte nje element, e me shume pasoje e tyre. #MosPrekniMjeket#ShtetiDhunuesiKryesor”

Mjekët ndërmorën këtë akt pas dhunimit të një mjekeje spercializante në QSUT dhe një dermatologu në Lezhë.