Një gjysh 80 vjeçar nga Camposampiero në Itali ka rënë viktimë e dy vajzave shqiptare, që kundrejt seksit online, e kanë kërcënuar se do t’ia publikonin fotografitë lakuriq nëse ai nuk u dërgonte para.
80-vjeçari u kishte dërguar si fillim 1500 euro me Postepay, që ato t’i dërgonin atij fotot e tyre lakuriq.
Mirëpo, edhe ai nga ana e vet u dërgonte atyre foto të vetat ca si shumë “të guximshme”. Mirëpo, vajzat e kërcënuan se do t’ia publikonin në internet, nëse ai nuk u dërgonte para të tjera.
Karabinierët në Camposampiero arritën të zbulojnë dhe arrestojnë dy femrat e seksit online: S.A. 23 vjeçe, shërbyese me banim në Varese dhe P.A. 27 vjeçe, kamariere shqiptare me banim në Vogogna.
Që nga vera e vitit 2018 ato kishin krijuar një marrëdhënie në “chat” me plakun 80 vjeç në Camposampiero, që u dërgonte para me Postepay në këmbim të fotografive të tyre lakuriq. Edhe ai u dërgonte atyre të dyjave, fotografitë e e veta.
Në total, plaku u kishte paguar 1500 euro mirëpo ato e shantazhuan se do t’ia bënin publike fotografitë dhe i kërkuan edhe 300 euro që ta mbyllnin atë çështje.
Plaku i paditi ato. Karabinierët shkuan në shtëpinë e dy vajzave dhe u gjetën telefonin, pagesat dhe fotot e të moshuarit.