Fejzë Demiri, ka lindur me 15 janar 1997 në Stubëll të Gjakovës. Me shkrime ka filluar të merret qysh kur ishte fillorist. Krijuesi Demiri tani është 22 vjeçar, dhe për moshën e tij ka një bagazh të madh krijues. Tani, ai ka shtatë vepra të gjinive të ndryshme letrare. Fejzë Demiri, është ndër krijuesit e rinj shumë premtues, i cili me një përvojë krijuese brendapërbrenda shtatë vitesh, para lexuesve-artdashësve letrarë, nga libri tek libri tjetër gjithnjë e më shumë e më bindshëm po e dëshmon përkushtimin e tij, i cili jep të kuptohet se vokacioni i tij letrar po merr përmasa më të mëdha në këtë fushë veprimi. Ky pohim- konstatim mbështetet në dëshmitë e deritashme që ka ofruar Demiri, me suksese të mëdha në veprat e tij letare duke u përkthyer në Spanjë, Amerikë, Itali, Francë e së fundmi në Meksikë ku nga aty ka marrë lëvdata të mëdha si krijues i mirëfilltë dhe është dekoruar me mirënjohje. Demiri, është vlerësuar si njeri që sjellë vlera të njëmendta, prandaj shpresojmë dhe presim edhe prurje të tjera në vazhdimësi me sasi dhe cilësi të avancuara.
Fejzë Demiri, krijuesi 22 vjeçar që po bën emër në botë
RELATED ARTICLES