Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarje e rëndë, ku një 26-vjeçar u plagos me plumb në kokë dhe për pasojë ndërroi jetë, teksa po punonte në një vilë në rrugën Muhamet Gjollesha.
Policia ka shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, dy vëllezër, djemtë e pronarit të vilës, si autorë të dyshuar të ngjarjes.
Emrat e autorëve të cilët dyshohet se kanë kryer vrasjen dhe janë shpallur në kërkim janë Griseldo Kusi 31 vjeç dhe Albano Kusi 28 vjeç.
Po ashtu janë arrestuar në flagrancë për veprat “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetes”, 4 shtetas, mes tyre edhe pronari i vilës.
Shtetasit e arrestuar janë Ali (Edmond) Sula, Ferdinant Bakalli, Bujar Kusi dhe Luan Çaka.
Albano Kusi, i akuzuar për vrasje në vitin 2010
Vëllezërit Kusi nuk janë të panjohur për policinë dhe drejtësinë shqiptare.
Albano Kusi në 2011 doli para gjyqit për vrasjen e Shkëlqim Nozllit, i cili u gjet i vrarë në 18 tetor të vitit 2010.
Mjekësia ligjore përcaktoi se ai ishte vrarë 2 ditë para se të gjendej.
Pas hetimeve rezultoi se zanafilla ishte nje borxh i papaguar mes viktimes dhe te dyshuarit si autor i ngjarjes si edhe pazaret për blerjen e dy pistoletave ne te cilin ishin perfshire edhe dy punonjes se Policise se Burgjeve.
Policet I.Ademi dhe J. Nuhu u arrestuan pas ngjarjes per moskallezim krimi ndersa Albano Kusi si autor i vrasjes. Sipas vendimit te Gjykates qe la ne arrest me burg Albano Kusin pas arrestimit te tij motivi i ngjarjes ishte nje borxh prej 650 eurosh qe i kishte viktima.
Sipas Kusit viktima i ka marre nje pistolete qe ky i fundit e mbante pa leje per shkak te hasmerive qe kishte fisi i tij dhe nen kercenimin e pistoletes i ka kerkuar ti marre serish parate e dhena borxh. Ne perleshje e siper personi nen hetim pretendon se arma eshte shkrehur pa dashje dhe Nozlli ka rene pertoke i vdekur thuhej ne vendimin e mases se sigurise.
Griseldo Kusi i akuzuar për të paktën 2 tentativa vrasjeje
Historia përsëritet pak a shumë dhe me të vëllanë e Albanos, Griseldo KusiN, aktualisht 31 vjeç.
Në 5 gusht 2011 Griseldo arrestohet pasi tentoi të vrasë me 4 plumba Maksut Hysën asokohe 54 vjeç.
Pas 6 muajsh, Griseldo kthehet në qeli, ndonëse për plagosjen e parë kishte kryer vetëm pak muaj burg. kësaj here në bashkëpunim ai i bën atentat Bojken Spahiut, i cili shpëtoi i plagosur rëndë. Dyshohet se shkak i këtij atentati në zonën e Vasil Shantos u krye pas prishjes së pazareve të drogës në Angli.
Edhe babai i tyre rezulton person me precedentë penale pasi në 2015-n është proceduar për vjedhje të energjisë.
Njoftimi i policise:
Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në Tiranë, ku mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri 26-vjeçari I.Ç, i cili mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spital.
Shpallen në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, dy vëllezër, djemtë e pronarit të vilës, si autorë të dyshuar të ngjarjes.
Arrestohen në flagrancë për veprat “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetes”, 4 shtetas, mes tyre edhe pronari i vilës.
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore intensive, duke përdorur edhe metodat speciale të hetimtit, ka bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentinin e ngjarjes së ndodhur më datë 22.08.2019, rreth ores 11.00, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, Tiranë.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, rezultoi se ne ambientet e katit të parë të godinës trekatëshe, shtetasi G.K, 31 vjeç, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin A. K, 28 vjeç, pas një konflikti të çastit me shtetasin I.Ç, teknik kondicionerësh, i cili po kryente kondicionimin e vilës, ka plagosur rëndë me armë zjarrin shtetasin I.Ç, i cili mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spital.
Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë shtetssit:
E.S., 43 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.
B, 41 vjeç, B. K., 54 vjeç dhe L. Ç., 36 vjeç, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës”, pasi dyshohet se kanë qenë prezent ne momentin që ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë njoftuar organet kopetente sipas detyrimit ligjor.
Vijon puna për kapjen e autorëve të shpallur në kërkim.
Po nga veprimet hetimore, rezultoi se këta shtetas kanë biseduar me shtetasin L.V, me të cilin kishin lidhje shoqërore dhe i kanë kërkuar që të merrte përsipër autorësinë e ngjarjes.
Si rezultat i veprimeve të kryera, shtetasi L.V., 27 vjeç banues në Tiranë, gjatë orëve të vona të natës është ndaluar nga Policia e Tiranës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg “, për veprat penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve lufatarke dhe municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Materialet do t’i kalohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.”– njoftimi i policisë.