BallinaOP EDLefterët e opozitës

Lefterët e opozitës

spot_img
spot_img

Nga Avni Nezaj

Askush nuk e kishte të qartë nëse opozita do të kishte kurajon të vendoste djegjen e mandateve. Por një gjë e tillë u bë e qartë vetëm dy dite më parë e vetëm 48 orë pas protestës masive të së Shtunës.

Vendimi unanim dhe masa ekstreme e opozites në mbrojtje të demokracisë ka patur një impakt të qartë tek mbështetësit e opozitës por edhe tek qytetarët hallexhij që janë të dhunuar, të nëpërkëmbur e të vjedhur nga kjo qeveri.

Protesta masive e të Shtunës i ka dhënë një goditje therëse qeverisë dhe i ka krijuar një terren pozitiv çdo inisiative të opozitës për të kërkuar ndryshime radikale në politikë,  por edhe në pozicionet e saj dhe në aksionin e saj kundër një qeverie të kapur në çark në vjedhjen e parave të shqiptarve dhe në vjedhjen e votave të qytetarëve me blerje dhe shantazh banditësh me zë dhe me figurë.

Por si çdo inisiativë, e qartë në mbrojtje të demokracisë, edhe  kjo e fundit për djegje mandatesh dhe bashkim me popullin në protestë ka kundërshtarët e vet. Kësaj here kundër djegjes e mandatev kanë dalë dy Lefterë, njeri në Berat e tjetri në Durrës të cilët këmbëngulin që do të mbajnë mandatin e tyre.
Lefteri i Durrësit e ka nga LSI e nuk do ta heqë. Ndërsa Lefteri i Beratit është në listën e PD e do ta marrë sapo dikush të ikë e lista të mbërrijë tek emri i tij.

Fasada ka skarcot  veta.

Nuk kanë asnjë lloj ndikimi në elektorat këto dy lëvizje deputetësh apo ish deputetësh edhe pse janë mbështetur e sponsorizuar nga pushteti dhe anët  më të errëta të tij.

Për Lefterin e Beratit thonë se pas një aventure djathtas kthehet në origjinën e tij majtist i çartur.

Ndërsa për Lefterin e Durrësit thonë se paska firmosur disa tendera kur e beri minister LSI e Rama tani e paska në dorë me letra.

Por mund të ketë edhe ndonjë tjetër me dyshime e që është pjesë e opozitës. Asnjë lloj problemi nuk mund ti krijojnë këta njërëz  lëvizjes mbarë popullore të mbërritur tashme në caqet kur kërkohet zgjidhje politike e ashpër dhe bindëese. Opozita është tashmë shumë e madhe.

Thjesht opozitës politike i mbetet të manaxhojë popullin që po shpërthen ndaj klikës. Lëfterë ka pasur, ka e do të ketë gjithmonë….

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular