Drejtuesi i ushtrisë serbe: Përjashtojmë përdorimin e forcës ushtarake

1
347

Drejtuesi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, Millan Mojsilloviç, ka cilësuar situatën në Kosovë si shumë komplekse por dhe që Serbia, nuk po e mendon të ndërhyjë ushtarakisht.

Mojsilloviç, në një intervistë për Radio-Televizionin e Serbisë u ndal gjerë e gjatë në shtetin e Kosovës. Ai tha ky shtet është plot me tensione dhe lëvizje të njëanshme.

“Gjendja e sigurisë është e qëndrueshme, por, në bazë të të gjithë parametrave, është shumë e paparashikueshme”, tha Mojsilloviç, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Ai shtoi se ushtria serbe është në kontakt të vazhdueshëm me njësitë e KFOR-it, misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. Ndërkohë sipas Mojsilloviç ushtria serbe po e monitoron situatën në terren duke përjashtuar edhe përdorimin e forcës ushtarake.
“Jeni dëshmitarë se si presidenti dhe Qeveria e Serbisë janë të përkushtuar për një gjendje paqësore dhe zgjidhje të situatës në Kosovë. Opsioni i reagimit ushtarak është përjashtuar, nuk është duke u konsideruar tash për tash”, tha Mojsilloviç.

1 Koment

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 47394 more Information to that Topic: startnews.news/2019/03/12/drejtuesi-i-ushtrise-serbe-perjashtojme-perdorimin-e-forces-ushtarake/ […]

Comments are closed.