BallinaKronikeAksidentohet në Librazhd turisti çek, transportohet drejt Tiranës me helikopter

Aksidentohet në Librazhd turisti çek, transportohet drejt Tiranës me helikopter

spot_img
spot_img

Një turist çek i cili u aksidentua me motoçikletë në zonën malore të Librazhdit është transportuara sot me helikopter drejt Spitalit Ushtarak.

Policia e Shtetit thotë se turisti në fjalë ka pësuar disa fraktura në trup, por fatmirësisht tani është jashtë rrezikut për jetën. Ai po drejtonte motoçikletën, por aksidentalisht u rrëzua dhe përfundoi në përroin e Cirovës, kjo zonën malore pranë fshatit Rinas.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit dhe Ministria e Shëndetësisë në ndihmë të turistit Çek. Transportohet në kohë reale me helikopter turisti çek që u rrëzua me motoçikletë në përroin e Cirovës, në zonën malore të fshatit Rinas  të Librazhdit.

Rreth orës 19:00, një grup turistësh çekë, po përshkonin me motorr rrugën malore mbi fshatin Rinas të Librazhdit, që lidhet me Shëngjergjin. Njëri prej tyre shtetasi R.K, 53 vjeç, ka humbur kontrollin e motoçikletës dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në përroin e Cirovës.

Turistët kanë njoftuar në numrin 112, Sallën operative të Librazhdit dhe menjëherë  në drejtim të tyre është nisur një patrullë policie dhe autoambulanca. Si pasojë e terrenit të vështirë, transportimi me autoambulancë ishte i pamundur dhe në këto kushte, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka komunikuar me Ministrinë e Shëndetësisë për të dërguar një helikopter.

Menjëherë helikopteri i shëndetësisë është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes duke bërë të mundur transportimin në kohë për në Spitalin Ushtarak të shtetasit çek, i cili kishte pësuar fraktura, në trup,  jashtë rrezikut për jetën.

Ambasada çeke në Tiranë  dhe grupi i turistëve kanë  falënderuar Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Shëndetësisë për reagimin në kohë, duke i shpëtuar jetën turistit çek.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular