Një pikë karburanti ka shpërthyer në flakë në afërsi të Lezhës. “LSA” ka siguruar një video, e cila tregon tymin dhe flakët. Sipas të dhënave paraprake tre persona kanë mbetur të plagosur.
Forcat zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve të disa prej banesave pranë karburantit ku ndodhi shpërthimi.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të plagosurve dhe shkaqet e zjarri, megjithëse dyshimet e para flasin se një makinë e cila është përplasur me bombulat e gazit të karburantit është bërë shkak për shpërthimin e flakëve.
© SYRI.net