Konsumimi i cigareve është kthyer në një problem serioz për shoqërinë ku ne jetojmë. Shumë persona kanë hasur në probleme të theksuar nga përdorimi i cigareve, ndërsa ata po përballen çdo ditë e më shumë me sëmundje të ndryshme.
Shqipëria ka një numër ta lartë të duhanpirësve dhe këtë e faktojnë shifrat e publikuara. Sipas “REL”, vendi ynë ka shkallën më të lartë të vdekjeve tek burrat si pasojë e përdorimit të cigares.
Rekordin për konsumin e cigares për banor e mban Luksemburgu, ndërsa më pas vjen Bjellorusia dhe Maqedonia e Veriut, ku trendi i konsumit shihet gjithmonë në rritje.