BallinaKronikeDel fotoja, ja ish-polici që u vra me breshëri kallashnikovi

Del fotoja, ja ish-polici që u vra me breshëri kallashnikovi

spot_img
spot_img

Eshte siguruar fotografia e 26-vjeçarit Santiago Malko, i cili u ekzekutua mbrëmjen e kaluar me breshëri kallashnikovi. I riu u vra në rrugën “Xhanfize Keko”, në zonën e Xhamllikut, në Tiranë, pasi autorët e qëlluan me breshëri plumbash për disa metra.

Vrasja Ne Tirane Santiago Malko

Dinamika e ngjarjes:

Gazetarja Dorjana Bezat sqaroi për “BalkanWeb” dinamikën ngjarjes së tmerrshme, teksa tha se ish-polici ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij tip “BMW X5” drejt zonës së Freskut, kur një furgon me ngjyrë të bardhë i ka hapur zjarr me kallashnikov tek ish-fabrika e Porcelanit, duke e shoqëruar me breshëri plumbash për disa metra.

Gazetarja Bezat tha se në vendngjarje janë sekuestruar 9 gëzhoja, ndërsa breshëria e plumbave ka bërë që ish-polici Malko të humbasë kontrollin e mjetit dhe të përplaset me fillimisht me koshat e plehrave dhe më pas murin e një biznesi në anë të rrugës.

Ngjarja e tmerrshme është parë nga shumë qytetarë, të cilët kanë njoftuar policinë dhe ambulancën. Këta të fundit kanë mbërritur në vendngjarje, duke e gjetur të vdekur brenda mjetit të tij 26-vjeçarin Santiago Malko. Ndërkohë, dëshmitarët thanë se autorët e krimit janë larguar me dy automjete, njëri furgon tip “Vosklwagen”, me të cilin u hap zjarr ndaj ish-policit dhe që më vonë u gjet i djegur, dhe një mjet tjetër “A clas” ngjyrë gri.

Malko kishte përfunduar kursin për Patrullë të Përgjithshme dhe ka qenë pjesë e kësaj strukture në Policinë e Tiranës vetëm për 3 muaj, më pas është tërhequr vetë nga Policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular