Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar biznesin e shtetasit Afrim Bici, pasi produktet mbaheshin në kushte të tmerrshme dhe skandaloze.
AKU ka publikuar foto dhe video, në të cilat shfaqen qartë minjtë e ngordhur në miell, por edhe parazitë të tjerë. Më poshtë, po ju sjellim pamjet e tmerrit të magazinës së miellit dhe ushqimit për blegtorinë në Fushë-Krujë.