Mimi Kodheli rezulton që veç doktoraturës, edhe një punim shkencor e ka kryer me plagjiaturë. Serish denoncimi vjen sërish nga studenti i Universiteti Sapienza, Vladimir Kola, si për ironi pak ditë pasi Kodheli publikoi në rrjetet sociale një Fletën e Lavdërimit, që kishte marrë në klasën e pestë të shkollës 8-vjeçare në Tiranë.
MIMI KODHELI 24 FAQE OSE 60% PUNIM SHKENCOR ME PLAGJIATURË
Zbulimi dhe analiza e plagjiaturës së punimit shkencor me titull “Reasons that pushed Albania to Inflation targeting”, i shkruar nga Mimi Kodheli, korrik 2008.
Në punimin shkencor në fjalë, janë kopjuar pak a shumë 24 faqe ose pak a shumë 60% e tekstit total, nga studimi me titull “Issues in adopting inflation targeting in Albania revisited”, me autorë Erjon Luçi dhe Fatos Ibrahimi, i prezantuar në seminarin “Monetary Policy Transmission And Inflation Modelling Seminar”, dhjetor 2007.
Punimi shkencor i shkruar nga Mimi Kodheli, në vitin 2008, gjendet në internet në këtë adresë:
http://leonardo3.dse.univr.it/…/inflation_targeting_-verona…
Ndërsa studimi i shkruar nga Erjon Luçi dhe Fatos Ibrahimi, në vitin 2007, gjendet në këtë adresë:
http://citeseerx.ist.psu.edu/viewdoc/download…
Në punimin e saj shkencor, zonja M. Kodheli, nuk e ka referuar apo cituar në tekst, as nuk e ka listuar në fund te literatura e konsultuar, studimin e shkruar nga E. Luçi dhe F. Ibrahimi (një artikull me autorë Luçi dhe Ibrahimi, i vitit 2005, është listuar te literatura e konsultuar).
Gjithsesi, edhe nëse Kodheli do ta kishte referuar, do të konsiderohej përsëri plagjiaturë, duke qenë se është kopjuar një përqindje shumë e lartë, që siç e thashë më sipër është rreth 60% e tekstit total të shkrimit të saj shkencor (është për t’u vënë në dukje se, te pjesa “Modeling and Forecasting”, ku listohen katër faktorë të ndryshëm, numrat arabë 1, 2, 3, 4 te studimi origjinal, janë zëvendësuar me numrat romakë I, II, III, IV, te studimi i kopjuar).
Duke qenë se data e punimit shkencor (7 korrik 2008) të zonjës Kodheli nuk është e vendosur në tekst, atë e gjeni te kjo adresë interneti:
http://dse.univr.it/phd/index.php…
Në fund desha të vë në dukje se më datën 7 mars 2019, në faqen e saj në Facebook, Mimi Kodheli ka vendosur një Fletë-Lavdërimi, të skanuar, të klasës së pestë.
Fletë-Lavdërimin në fjalë e gjeni në internet, në këtë adresë:
https://www.facebook.com/…/pb.4969452203…/2110869225663073/…
Shumë mirë ka bërë zonja Kodheli që e ka vendosur, por nëse Fletë-Lavdërimin e ka vendosur si sfidë për plagjiaturën e doktoraturës që e zbulova unë dhe që e publikoi Taulant Muka në faqen e tij në Facebook, më 10 dhjetor 2018, mund të them se zbulimet e plagjiaturave të tjera të bëra publike dhe zbulimi i plagjiaturës së sotme, e konfirmojnë se edhe plagjiatura e parë e zonjës Kodheli nuk ishte denoncim pa bazë. Gjithsesi, surprizat nuk kanë mbaruar.