BallinaAktualitetHoroskopi për ditën e sotme, e premte 30 gusht 2019

Horoskopi për ditën e sotme, e premte 30 gusht 2019

spot_img
spot_img

DASHI

Sot nuk do të jeni në gjendje të merrni pjesë në një aktivitet ku kishit menduar të shkonit. Dicka tjetër me më shumë rëndësi do marrë vëmendjen tuaj. Mund të mërziteni, por nëse punoni shpejt dhe me kujdes, do ti përfundoni të gjitha me sukses. Në fund, do të ndiqni aktivitetin që donit kaq shumë.

DEMI

Mund të zemëroheni pasi do të merrni një anulim në një projekt të rëndësishëm, ku keni dhënë maksimumin. Me shumë mundësi, problemin nuk mund ta kontrolloni. Nuk mund të bëni asgjë vecse të prisni. Bëni mirë të mbaroni punët e tjera dhe largoni mendjen nga kjo.

BINJAKËT

Disa cështje me rëndësi mund t’ju detyrojnë që të shtyni një udhëtim që e keni të nevojshëm. Ju mund të tundoheni për të mos e shtyrë, por mendohuni. Kjo mund të krijojë një situatë tensionuese. Nëse kontrolloni punën dhe kohën, me shumë mundësi do të bëni udhëtimin që kishit planifikuar dhe të kaloni disa ditë të mrekullueshme.

GAFORRJA

Nëse keni menduar që të investoni diku, kjo nuk është dita e duhur për ta bërë. Jo vetëm që mund të ketë anulime, por mund të mos funksionojë në mënyrën që dëshironi. Lexoni rreth opsioneve të ndryshme dhe flisni me dikë që ka njohuri për investimin që doni të bëni.

LUANI

Përpjekjet për të arritur një qëllim ose për të bërë një ndryshim në biznes nuk do të realizohen. Mesazhet ose email-et mund të mos dërgohen. Personi që po përpiqeni të kontaktoni mund të jetë tepër i tensionuar. Mos mendoni se është i mërzitur me ju. Nëse vërtetë duhet ta kontaktoni, shkoni flisni personalisht me të. Sot, teknologjia nuk është rruga e duhur.

VIRGJERESHA

Sot mund të ndiheni sikur jeni jashtë cdo teme, ndoshta për shkak se e keni tepruar mbrëmë. Ju mund të keni dëshirë të qëndroni në shtëpi. Kjo nuk është një ide e mirë, por mund të ndiheni më mirë pas mesnatës. Kalojeni mëngjesin duke u clodhur dhe duke menduar për veten. Shikoni me kujdes se cfarë sjell pjesa tjetër e ditës.

PESHORJA

Sot mund të jeni në pritje të telefonatës së partnerit/partneres, e cila nuk do të vijë kurrë. Kjo mund të zgjojë pasigurinë tuaj dhe t’ju bëjë të mendoni më të keqen. Ju mund të lehtësoheni kur t’ju vijë thirrja, me siguri në mesditë. Relaksohuni, uluni diku dhe flisni!

AKREPI

Një anëtar i familjes tuaj mund të jetë i stresuar nga puna. Dicka mund të ketë shkuar në mënyrën e gabuar dhe ky nuk është faji i tyre. Ju duhet ta shpërqendroni dhe ta riktheni sërish në punë. Një vizitor mund t’ju sjellë informacione të mira dhe t’ju përmirësojë gjendjen shpirtërore.

SHIGJETARI

Disa letra ose telefonata që keni qenë duke i pritur prej kohësh mund të anulohen. Nuk ka asnjë arsye që të nevrikoseni pasi kjo është jashtë kontrollit tuaj. Nuk ka humbur, thjesht po vonohet.Bëni dicka tjetër që ta largoni nga mendja.

BRICJAPI

Disa lajme rreth parave, ndoshta email-e që keni pritur prej kohësh mund të mos vijnë. Për këtë mund të zemëroheni, por s’mund të bëni asgjë. Lexoni një libër ose fokusoheni diku tjetër për të qetësuar mendjen.

UJORI

Vonesat në përmbushjen e qëllimeve të caktuara mund t’ju bëjnë të ndiheni keq sot. Ju mund të pyesni veten nëse keni bërë diçka të gabuar, por jo. Vonesat mund të shkaktohen nga komunikimi i dobët. Letrat, postat elektronike dhe mesazhet e tjera mund të mos jenë dorëzuar në kohën e duhur.

PESHQIT

Sot mund të mos jeni në humor, por nuk e dini arsyen. Jeta juaj po shkon shumë mirë, prandaj nuk keni arsye të ndiheni në këtë mënyrë. Ka mundësi që keni parë dicka që ju kthen në mendje kujtime të vjetra.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular